Art Jetese

Kalon me sukses pajisja për epilepsi, reduktoi krizat në 80%

Një djalë me epilepsi është bërë pacienti i parë në botë që provon një pajisje të re të vendosur në kafkën e tyre për të kontrolluar krizat.

Neurostimulatori, i cili dërgon sinjale elektrike thellë në trurin e tij, ka reduktuar krizat me 80%.

Nëna e Oran Knowlson – Justine, tha për BBC-në se ishte shumë e lumtur sepse djali i saj tani kishte mundësi të jetonte normalisht.

“Kjo sëmundje i ka rrëmbyer të gjithë fëmijërinë”, tha nëna e tij.

Operacioni u krye në tetor të vitit të kaluar, si pjesë e një prove në spitalin Great Ormond Street në Londër, kur Oran ishte 12 vjeç.

Oran, nga Somerset, ka sindromën Lennox-Gastaut, një formë epilepsie rezistente ndaj trajtimit të cilën e zhvilloi në moshën tre vjeçare.

Krizat e epilepsisë shkaktohen nga shpërthime jonormale të aktivitetit elektrik në tru.

Pajisja, e cila lëshon një puls konstant të rrymës, synon të bllokojë ose prishë sinjalet jonormale.

Operacioni, i cili zgjati rreth tetë orë, u zhvillua në tetor 2023.

Ekipi, i udhëhequr nga konsulenti neurokirurg pediatrik Martin Tisdall, futi dy elektroda thellë në trurin e Oran derisa arritën në talamus, një stacion kyç për informacionin neuronal.

Në të ardhmen, ekipi planifikon të bëjë që neurostimulatori t’i përgjigjet në kohë reale ndryshimeve në aktivitetin e tij të trurit, në një përpjekje për të bllokuar krizat.

/Shqip.com