Lajme

Kadrijaj: Kosova ka dështuar nën qeverisjen e Albin Kurtit

Time Kadriaj

Sot bëhen dy vjet që prej kur Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje nga këto zgjedhje fitoi mbi 50 për qind të votave, duke iu mundësuar kështu të krijonte e qeverinë së bashku me Listën Guxo e cila në atë kohë udhëhiqej nga Vjosa Osmani.

E për deputeten e AAK-së, Time Kadrijaj, Kosova ka dështuar për gjatë dy viteve nën qeverisjen e Kurtit.

Kadriaj ka përmendur mungesën e njohjeve të reja, si dhe mos anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Po ashtu Kadrijaj është shprehur se ka edhe lëndim të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me aleatët ndërkombëtar.

“Duke e parë Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti premtimin që e ka bërë, ka marrë përkrahje të madhe popullore e që për herë të parë në historinë e pasluftës që ka fituar më shumë se 50 për qind të votave dhe që ka një Qeveri që udhëhiqet pa ndonjë parti në koalicion e që ka një shumicë parlamentare në Kuvend. Në rrethana të tilla, kjo Qeveri është dashur të ketë suksese të njëpasnjëshme sepse nuk ka pasur ndonjë pengesë në rrugëtimin e tij, sepse shpesh herë kur Qeveritë janë me koalicione, atëherë vetvetiu ka ndonjë pengesë ose ka mospajtueshmëri rreth çështjeve të ndryshme”.

Lexo edhe:
Sot bëhen dy vjet nga zgjedhjet e 14 shkurtit

Më tutje deputetja e AAK-së thotë se Qeveria për këto dy vite ka dështuar edhe në shëndetësi.

“Është Qeveria më jotransparente, është jo llogaridhënëse. Ka dështuar në shëndetësi, kur kemi një person për të tretën herë po vendoset nga Albin Kurti si ministër i Shëndetësisë dhe nuk i kemi tri rezultate të këtij ministri. Mos të flasim për Politikën e Jashtme, ne shohim se kemi ngecje, nuk kemi asnjë njohje të re e as anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe kemi bllokim dhe prapakthim. Kemi edhe lëndime të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me aleatët tanë që e kanë përkrahur Kosovën në procese të ndryshme”, tha ajo.

Për planin franko-gjerman, Kadriaj thotë se Kosova e merr njohjen de-jure nga Serbia. Ndërsa kërkon që të ruhet integriteti territorial kur flitet për Asociacionin.

/Shqip.com