Lajme

Sot bëhen dy vjet nga zgjedhjet e 14 shkurtit

Sot bëhen dy vjet që prej kur Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje nga këto zgjedhje fitoi mbi 50 për qind të votave, duke iu mundësuar kështu të krijonte e qeverinë së bashku me Listën Guxo e cila në atë kohë udhëhiqej nga Vjosa Osmani.

Në bazë të rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, VV-ja kishte arritur të rrëmbente 50 % e votave të qytetarëve të Kosovës.

Zgjedhjet parlamentare u mbajtën në Kosovë pasi Gjykata Kushtetuese kishte nxjerrë Qeverinë Hoti si jo kushtetuese, meqë në procesin e votimit të saj kishte marrë pjesë edhe një deputet që ishte i dënuar me vendim të formës së prerë.

Kjo ishte hera e dytë që LVV fitonte zgjedhjet pas atyre të 6 tetorit të vitit 2019 por që pas një mocioni të besimit Qeveria Kurti u rrëzua në Kuvendin e Kosovës.

/Shqip.com