Juventusi përjashton kapitenin
Publikuar:
(14.07.2023 11:42:04)

Leonardo Bonucci përjashtohet nga projekti Juventus.
Edhe pse mbrojtësi është ende nën kontratë, drejtori sportiv Cristiano Giuntoli e takoi në Toskanë ku ndodhet me pushime duke i bërë të ditur vendimin e klubit.
Bashkë me kapitenin nxirret jashtë projektit edhe mesfushori McKennie.
Tashmë për të synuar Euro 2024 me fanellën e Italisë, Bonucci duhet të gjejë një skuadër të nivelit të lartë.
Lazio është një ide por ofertën konkrete ai e ka marrë nga miku i tij Andrea Pirlo i cili do të drejtojë Sampdorian.
/Shqip.com