Sport Ndërkombëtar

Juventusi mposht Monzan në 1/8 e finales së Kupës së Italisë.

Ekipi i Juventusit e ka eliminuar Monzan nga 1/8 e finales së Kupës së Italisë.

Skuadra nga Torino të enjten në mbrëmje fituan 2:1 ndaj Monzas në “Allianz Stadium”.

Moise Kean në minutën e tetë shënoi për Juventusin fillimisht.

Rezultatin për mysafirët e barazoi mesfushori Mattia Valot, i cili realizoi në minutën e 24-të.

Golin e dytë dhe të fundit në ndeshje, Juventusi e shënoi nëpërmjet Federico Chiesas, në minutën e 78-të.

/Shqip.com