Sport Ndërkombëtar

Juventusi me kontratë të re për Adrien Rabiot

Juventusi me kontratë të re për Adrien Rabiot
Juventusi me kontratë të re për Adrien Rabiot

Juventusi është duke u përgatitur për një sezon të vështirë, ndërkohë që ka caktuar takim për ta diskutuar kontratën e re të Adrien Rabiot.

28-vjeçari ishte lidhur me një largim nga Torino që në verën e kaluar, mirëpo vendosi ta respektonte vitin e fundit në kontratën e tij, duke mos e pranuar ofertën e Manchester Unitedit.

Kontrata e tij përfundon në fund të këtij muaji, ndërsa klube të shumta nga Liga Premier janë të interesuar për shërbimet e tij.

Mirëpo, La Stampa njofton se Juventusi ka caktuar takim me nënën e Rabiot (e cila është përfaqësuesja e tij), Veronique, për vazhdimin e qëndrimit edhe për një vit tjetër.

Derisa Juve po synon të ulë faturën e pagave, ata janë në gjendje të përfitojnë nga Dekreti i Rritjes për t’i ofruar mesfushorit një marrëveshje të re, duke mos dashur ta humbin si lojtar të lirë.

/Shqip.com