Sport Ndërkombëtar

Juventusi i futet garës për Kanten

Juventusi është një tjetër klub i madh evropiane që është futur në garë për N’Golo Kanten.

Francezi pas problemeve të vazhdueshme me lëndimet duket së në fund të këtij sezoni, do të largohet nga Chelsea.

Skuadra angleze nuk ka ofruar rinovimin, por ofertat për mesfushorin francez nuk po mungojnë.

Barcelona prej kohësh është duke e monitoruar lojtarin, por sipas medieve italiane, tashmë në garë për Kanten ka hyrë edhe gjiganti italian, Juventus.

Në avantazh duket klubi spanjoll që ka ofruar kontratë katër vjeçare, kundrejt “Zonjës së Vjetër” që ofroi vetëm dy.

/Shqip.com