Sport Ndërkombëtar

Juventusi fiton ndaj Sportingut, vendos goli i Gattit

FOTO: corrieredellosport
FOTO: corrieredellosport

Gjiganti italian Juventus ka shënuar fitore minimale 1:0 në shtëpi ndaj Sportingut.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për çerekfinalen e parë të Ligës së Evropës.

Dueli i zhvilluar në “Allianz Stadium” në Itali nuk prodhoi asnjë gol në pjesën e parë.

U desh të pritej minuta e 73-të, kur pas një tollovie në zonën e rreptësisë së mysafirëve më së miri përfitoi Gatti që i dha fitoren “Zonjës së Vjetër”.

Juventusi me një gol epërsi do të udhëtojë javën tjetër në Lizbonë për ta zhvilluar ndeshjen e kthimit, ku edhe do të përcaktohet ekipi gjysmëfinalist.

/Shqip.com