Sport Ndërkombëtar

Juventusi e Barcelona po bëjnë të pamundurën për të arritur marrëveshje për Depayn

Memphis Depay

Juventusi dhe Barcelona po mundohen të gjejnë mënyra të ndryshme për të arritur marrëveshjen për Memphis Depay, duke përfshirë një huazim me detyrim për të blerë.

Sulmuesi u bashkua me Blaugranave si agjent i lirë verën e kaluar dhe kontrata e tij zgjat deri në qershor të vitit 2023, por ai nuk pritet të ketë minuta për të luajtur këtë sezon pas ardhjes së kaq shumë sulmuesve.

Ndërkohë, bardhezinjtë po kërkojnë një sulmues që mund të luajë me ose në vend të Dushan Vlahovic, kështu që shkathtësia është çelësi.

Memphis Depay

Sipas Mundo Deportivo, burime pranë Barcelonës konfirmojnë se Juventusi është ndër pretendentët për të nënshkruar me Depay.

Gjetja e një marrëveshjeje që mund t’i përshtatet të gjithëve do të jetë e ndërlikuar, por një alternativë mund të jetë që holandezi të zgjasë kontratën e tij me Barcelonën deri në qershor 2024, më pas t’i bashkohet Juventusit në huazim me detyrimin për të blerë për 20 milionë euro në verën e 2023.

Tjetër fitore për Barcelonën

Klube të tjera të interesuara për Depay përfshijnë Manchester United, Olympique Lyonnais, Tottenham, Newcastle United dhe PSG, por Juventus mbetet favorit./Shqip.com