Sport Ndërkombëtar

Juventusi takohet me Sportingun, këto janë përbërjet startuese

Juventus e pret Sporting Lisbonën në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës.

Juventusi erdhi në këtë fazë pasi e kaloi Nantesin, ndërsa Sportingu fitoi ndaj Arsenalit.

Max Allegri luan me tre sulmues, duke i besuar Federico Chiesas, që luan së bashku me Angel Di Maria dhe Arek Milik.

Sporting nuk ka fituar kurrë në tokën italiane, duke arritur vetëm tre barazime dhe 11 humbje.

Juventus: Szczesny; Gatti, Bremer, Danilo; Cuadrado, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria, Milik, Chiesa.

Sporting CP: Adan; St. Juste, Coates, Goncalo Inacio; Ricardo Esgaio, Pedro Gonçalves, Morita, Chermiti; Francisco Trincao, Edwards, Nuno Santos

/Shqip.com