Rozë

Justin Bieber injoron kritikat, reagon pas performancës në Arabinë Saudite

Justin Bieber

Justin Biber ka kënduar më 5 dhjetor në qytetin e dytë më të madh të Arabisë Saudite, Jeddah, pavarësisht që aktivistët e të drejtave të njeriut i kërkuan atij të anulonte performancën e tij.

Hatice Cengiz kërkoi të anulonte performancën për t’i dërguar një mesazh të fuqishëm botës se emri dhe talenti i tij nuk do të përdoren për të rikthyer reputacionin e një regjimi që vret. 

Mirëpo një gjë e tillë nuk e pengoje atë që të jetë në mesin e një grupi artistësh që përformuan.

Bieber këndoi disa nga hitet e tij më të njohura gjatë koncertit dhe gjatë kësaj kohë ai është përkrahuar nga gruaja e tij modele, Hailey Bieber, e cila postoi disa fotografi nga atje.

Lexo edhe:
Justin Bieber performon në Arabinë Saudite edhe pse u bë thirrje për bojkotim të koncertit

Nga Arabia ka postuar dhe këngëtari, i cili ka shkruar “Faleminderit Arabia Saudite”.

Përpos Bieber, skenës iu bashkëngjiten edhe artistë të tjerë si ASAP Rocky, Jason Derulo, David Guetta dhe Tiesto./SHQIP.com