Rozë Ndërkombëtar

Justin Bieber performon në Arabinë Saudite edhe pse u bë thirrje për bojkotim të koncertit

Justin Bieber

Këngëtari i famshëm, Justin Bieber, së fundmi ka performuar në një koncert të mbajtur në Arabinë Saudite.

27-vjeçari zgjodhi që të mbajë koncertin, ani pse u bë thirrje që të anulohet për shkak të praktikave të Drejtave të Njeriut në vend, shkruan Daily Mail.

Gruaja e tij, Hailey Bieber, pati rastin që të publikojë disa video në Instagram, deri mbështeste artistin derisa këndonte.

Po ashtu, përpos Bieber, skenës iu bashkëngjiten edhe artistë të tjerë si ASAP Rocky, Jason Derulo, David Guetta dhe Tiesto.

Ndërkohë në qytete të ndryshme kishte edhe kamionë me ‘billboard’, në cilat shkruante: “Pse është duke kënduar Justin Bieber për diktatorët që vrasin meshkujt biseksual?”

Justin Bieber

Për një ngjarje të tillë ka reaguar edhe presidentja e Fondacionit për Të Drejtat e Njerëzve, Celine, e cila tha se mbajtja e një koncerti të tillë do të ishte një katastrofë për këngëtarin./SHQIP.com