Sport Ndërkombëtar

Julian Negelsmann kërkon transferimin e ish-lojtarit të tij te Bayern Munchen

Trajneri i ri i Bayern Munchen, Julian Negelsmann

Bayern Munchen janë të interesuar të forcojnë repartin e mesfushës gjatë këtij afati kalimtar, transmeton Shqip.com.

Në listën e tyre të transferimeve është mesfushori austriak, Marcel Sabitzer nga RB Leipzig, i cili ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me skuadrën gjermane.

Marrëveshja e mesfushorit me gjigandët gjerman përfundon në verën e vitit 2022, dhe sipas raportimeve, ai nuk dëshiron të zgjasë kontratën e tij me ta, pikërisht për shkak të interesimit të Bayernit, raporton “Goal”.

Marcel Sabitzer

Sipas “Bild”, bavarezët mund të shesin Corentin Tolisson dhe Michael Cuisance për të shpejtuar marrëveshjen me austriakun.

Kampionët e Gjermanisë kanë qenë vazhdimisht të lidhur me transferimin e Sabitzer, edhe pse raportohet se asnjëherë nuk ka pasur ofertë zyrtare.

Bavarezët janë duke përgatitur një ofertë prej 20 milionë eurosh drejt Leipzig, derisa largimi i austriakut nga klubi gjerman është tashmë i pashmangshëm./Shqip.com