Sport Ndërkombëtar

Joshua pranon të përballet me Furyn

Photo Credits: Sportingnews.com

Anthony Joshua-Tyson Fury është meçi që shumë tifozë të boksit po e prisnin që një kohë të gjatë.

Por, duket që kësaj pritje i ka ardhur fundi.

Joshua i është përgjgjur pozitivisht ftesës së Furyt – për të dalë në ring – përmes një postimi në Twitter.

“Po, qetë. Une nuk bëj diskutime online vetëm për vëmendje, pra, nëse me të vertëtë dëshiron të përballemi – kontaktoje @258mgy. Unë do të jem gati në dhjetor”, ka shkruar Joshua.

Anthony – së fundmi u përball me Oleksandr Usyk – ndaj të cilit pësoi humbje për të dytën herë rradhazi.

Në anën tjetër, Fury për herë të fundit – kishte boksuar – ndaj Dillian Whyte – në prill të këtij viti.

“The Gipsy King” nuk ka asnjë humbje në karrierën e tij – 33 ndeshje – 32 fitore dhe një barazim.

Teksa, Anthony ka 24 fitorre – dhe është mposhtur tri herë./Shqip.com