Sport Ndërkombëtar

Fury i ofron Joshuas mundësinë për të luftuar për titull – këtë vit

Tyson Fury

Kampioni i peshave të rënda në WBC, Tyson Fury, i ka ofruar Anthony Joshuas mundësinë për të luftuar për rripin e tij para fundit të këtij viti, shkruan BBC.

Fury është në kërkim të një kundërshtari pasi rivali Oleksandr Usyk, kampioni i WBO, WBA dhe IBF, sugjeroi se nuk do të kthehet në ring deri në vitin 2023.

Teksa, Joshua u rrah nga ukrainasi në Arabinë Saudite muajin e kaluar.

Fury tha në prill se po tërhiqej, por tani i ka ofruar kolegut britanik Joshua mundësinë për një meç.

Nëë një video të postuar në rrjetet sociale, ai tha se “ju të gjithë keni dëgjuar se unë do të luftoj brenda disa muajve të ardhshëm dhe para se të shpall një kundërshtar, duhet ta bëj këtë për çdo rast. Anthony Joshua, e di që sapo ke humbur një luftë me Usyk, dhe e di që nuk je pa rrip për momentin, dhe do të doja të të jap një mundësi të luftosh me mua për kampionatin botëror të peshave të rënda WBC dhe kampionatin linear në muajt e ardhshëm”.

“Po dilni nga një luftë me 12 raunde, kështu që jeni në formë të ndeshjes, jeni gati, po ju njoftoj disa muaj më parë. Nëse jeni të interesuar, do t’ju dërgoj datën dhe ne mund të gjëmojmë – një betejë e Britanisë për kampionatin botëror të peshave të rënda WBC”, potencoi ai.

Fury kishte thënë se do të tërhiqej pasi mundi Dillian Whyte në prill, dhe gjithashtu e përsëriti këtë pretendim vetëm muajin e kaluar.

Ndërsa, të shtunën, potencoi se do të shpallte kundërshtarin e tij të ardhshëm javën e ardhshme – por konfirmoi se nuk do të jetë Usyk.