Rozë

Jo vetëm ish i dashuri, Sarës i del në skenë edhe një boksier

Sara Gjordeni dhe reperi nga Kumanova, Bardhi, duken më të afërt se kurrë në “Big Brother”. Dyshja ka shfaqur tashmë hapur pëlqimin për njëri-tjetrin, me mbrëmjen e kaluar ndodhi puthja e parë.

Modelja e ka pranuar pëlqimin për reperin, por është shprehur se ka ende nevojë për kohë, për ta njohur më mirë.

Megjithatë, ky afrimitet mes të dyve, është dukur si i shtirur nga shumë banorë të tjerë të shtëpisë. Të shumtë kanë qenë ata që madje ia kanë shprehur Bardhit, se në fakt Sara është duke e përdorur për lojë.

Nga ana tjetër, vetë reperi, duket i pandikuar nga këto fjalë, duke vijuar afërsinë me modelen.

Megjithatë, tensioni sa vjen e rritet. Një nga banorët e rinj që u fut në Primen e mbrëmshme ka qenë këngëtari Endrik Beba. Ai është ish-i dashuri i Sarës dhe pritet që të trazojë ujërat brenda në shtëpinë e BBV.

Por nuk ndalet me kaq. Teksa flirti mes Sarës dhe Bardhit duket se po shtohet dita ditës, jashtë, kanë nisur të dalin në dritë, detajet e para të jetës private të modeles. Duket se jashtë, Sara ka lënë një raport, madje një raport ky që dihej nga shumë.

Në rrjetet e saj sociale, vetë Sara ka publikuar një foto, duke i mbajtur dorën një mashkulli. Të shumtë kanë qenë ata që kanë shprehur se Sara ka një të dashur të famshëm, i cili është boksier dhe një fakt i tillë, dihet thuajse nga të gjithë. Këto dyshime janë komentuar edhe nga opinionisti Ronaldo Sharka, në “Fun Club”, i cili u shpreh se shpreson që Sara të jetë e vërtetë dhe mos e përdorë Bardhin.

“E kam parë këtë lajmin dhe kam lexuar komentet që thonin ‘la boksierin për rreperin’. Unë kaq pashë dhe kaq lexova, uroj të jetë “fair” me veten e vet, uroj mos ta shohë Bardhin vetëm si K, si K Instagrami, pra mos shohë se sa ‘follower’-sa dhe se sa miliona ka Bardhi.

Jam shumë spektik për këtë marrëdhënie”, tha Ronaldo. Nga ana tjetër, vetë Sara, ka folur për jetën e saj private, por është shprehur se tashmë është ndarë dhe se në “Big Brother” ka hyrë “single”.

Gjatë një bisede të zhvilluar me aktorin Olsi Bylyku, banorja Sara Gjordeni, ka rrëfyer lidhur me ish partnerin. Olsi e pyeti Sarën se si e mendon jetën me Bardhin, me të cilin ka shprehur pëlqim brenda këtij “reality show”, ndërsa Sara tha se e ka një eksperiencë me një artist nga Kosova.

Ndonëse nuk dha më shumë detaje, bukuroshja shqiptare shtoi se ka qenë në lidhje me një artist të suksesshëm.

Kam qenë me dikë, kam pasur një lidhje të gjatë por kam qenë shumë e re. Ishte shumë i suksesshëm. Ka qenë shqiptar i Kosovës. Ka qenë diçka shumë e qetë. Unë jam shumë besnike në lidhje, nuk e kam problem distancën|.

|Gjithçka vendoset në fillim”, është shprehur Sara, duke mos zbuluar detaje të tjera, nëse lidhja ishte e kohëve të fundit.

Ndërkohë në rrjetet e saj sociale, të shumtë janë komentuesit që ia përmendin edhe emrin partnerit të Sarës, duke dashur që të bëhet transparencë, por këto komente janë fshirë nga personat që menaxhojnë profilin e saj.

Ndërkohë që Sara ishte e eliminuara javën e shkuar nga loja, por një biletë kthimi, bëri që ajo t’i rikthehej sërish lojës.Që pas futjes së saj për së dyti në shtëpinë e Big Brother, ajo u shfaq edhe më e afërt me Bardhin, duke zgjedhur që ta shijojë këtë histori, por pse jo të marrë edhe vëmendjen e publikut.

Në shtëpi, banorët e tjerë vijojnë të jenë spektik rreth vërtetësisë së ndjenjave që ajo ka ndaj reperit.

Afrimiteti i dyshes ka nxitur aludimet e banorëve se banorja mund të jetë duke e përdorur këngëtarin vetëm që ti shpëtojë eleminimit. Një fakt të tillë, e ka vënë në dukje edhe Rikja, teksa po bisedonte me Julin u shpreh se para disa ditësh Sara i ka thënë që nuk dëshiron të lidhet në “Big Brother VIP”, pasi dëshiron që publiku ta njohin vetem në këtë rrugëtim.

Megjithatë, akoma nuk dihet nëse në të vërtetë ka nisur diçka mes Sarës dhe Bardhit, apo dyshja po e bëjnë për t’i shpëtuar eleminimit.

Nga ana tjetër, edhe Bardhi është përfolur shpesh për një lidhje me vajza të famshme të ekranit. Edhe pse përpiqet që jetën e tij private ta mbajë larg syrit të publikut, shpesh herë ai është bërë kryefjala e mediave rozë, duke u përfolur për romanca me personazhe të njohura të shoëbizzit.

Pak kohë më parë, Bardhi ka ngritur dyshimet e publikut që është në një lidhje, teksa ka postuar një foto në profilin e tij. Ai ka publikuar në InstaStory një foto të një nga vajzat më tërheqëse të ekranit shqiptar, Lei Kraja, ndërsa krahas saj, Bardhi ka vendosur një “emoj” me zemra.

Ky postim i tij ka shtuar aludimet e publikut se dyshja mund të jenë në një lidhje dashurie me njëri-tjetrin. Megjithatë nuk dihet nëse bëhej fjalë një romancë, apo moderatorja do të jetë pjesë e ndonjë projekti muzikor të këngëtarit.

Kujtojmë që muaj më parë gjatë një interviste për “AfterParty” këngëtari i hitit “Malli” ka deklaruar se nuk është në një lidhje, duke treguar se ai është i hapur për njohje të reja. “Momentalisht ‘single’”, ka thënë Bardhi.

Megjithatë, që kur Bardhi është bërë pjesë e shtëpisë, ka preferuar që most ë flasë për jetën e tij private, duke zgjedhur mos të ndajë asnjë detaje me banorët apo me publikun.

E gjithë loja e tij, tashmë duket se është fokusuar tek Sara, duke preferuar që të gjithë vëmendjen ta ketë tek raporti që po krijon me modelen dy të rinjtë janë shfaqur shumë pranë njëri-tjetrit, ku puthjet, përqafimet e nxehta nuk kanë munguar.

Megjithatë, ende nuk ka ardhur puthja në buzë, çfarë do të formalizonte nisjen e një çifti të dytë në shtëpinë e “Big Brother”.

Me shumë kuriozitet pritet sesi do të reagojë Sara kur të dalë nga shtëpi, dhe të pyetet rreth historisë që ka lënë pezull jashtë lojës, por mbi të gjitha kush është boksieri që ka qenë në një lidhje.

Lexo edhe:
PAMJET/ Reagimi i Sarës kur pa ish të dashurin të hynte në BBV

/Shqip.com