Lajme

Arrestohet edhe personi i pestë i cili dyshohet se u përfshi në dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

Personi i pestë i cili ishte në kërkim të Policisë së Kosovës për dyshimin se ka dhunuar 11-vjecaren në Prishtinë është arrestuar

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në komunikatën për media thuhet se ky person është duke u intervistuar nga Policia.

“Si rezultat i punës, angazhimeve dhe hetimeve intensive nga Policia e Kosovës, tani edhe personi i pestë i dyshuar i cili ka qenë në kërkim policorë është duke intervistuar nga hetimet rajonale të DRP Prishtinë”.

Tutje, në njoftimin e Policisë thuhet se të gjitha veprimet e mëtejme policore lidhur me të dyshuarin i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin “dhunim” të ndodhur në Prishtinë, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Aktualisht, janë arrestuar të gjithë personat të cilët dyshohen se kanë qenë të përfshirë në veprën penale “Dhunim” ndaj të mitures.

Ndërsa, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka vendosur që t’ua caktojë masën e paraburgimit dy të miturve G.J dhe Xh.S për një muaj, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale të dhunimit.

Masën e paraburgimit ndaj dy të miturve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj një të miture dhe me lënien në liri, ekziston rreziku i ikjes së tyre, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia, ekziston rreziku që të njëjtit do ti asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë provat e veprës penale, ndikimit në të dëmtuaren dhe në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të njëjtit në përsëritjen e veprës penale të njëjtë apo të ngjashme”, thuhet në komunikatë”.

Lexo edhe:

Prokuroria jep detaje për dy të arrestuarit e tjerë (të mitur) si të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, një vajzë e mitur është dhunuar dy seksualisht në Prishtinë nga pesë persona.

Ngjarja e rëndë pretendohet të ketë ndodhur pasi tre persona e kishin ndalur 11-vjeçaren e cila ishte duke ecur në park të kryeqytetit dhe me pas janë bashkangjitur edhe të tjerët.

Policia e Kosovës njofton se pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore./Shqip.com