Art Jetese

Je ftohur apo je me grip, si ti dalloni?

E ftohura dhe gripi kanë shumë simptoma të përbashkëta.

Ndonjëherë është shumë e vështirë të bësh dallimin mes të dyjave duke u bazuar vetëm në këto simptoma.

Çfarë duhet të dini për të ftohurën dhe gripin

Të dyja sëmundjet shkaktohen nga viruset, por këto viruse janë të ndryshëm.

Virusi ose viruset që shkaktojnë gripin shkaktojnë më shumë dëm në organizëm se viruset përgjegjës për të ftohurën.

Gripi dhe e ftohura janë sëmundje që prekin sistemin e frymëmarrjes.

Çfarë është sëmundja e të ftohurës

E ftohura është një infeksion viral i pjesës së sipërme të sistemit të frymëmarrjes ku bëjnë pjesë: hunda, fyti, sinuset, trakea, laringiti dhe tubat bronkialë.

E ftohura shkaktohet nga të paktën 200 viruse të ndryshme që janë ngjitës dhe transmetohen tek të tjerët.

Kohëzgjatja e saj është 7 deri në 10 ditë por mund të zgjasë deri në dy javë, shkruan agroweb.

Çfarë janë virozat dhe gripi?

Gripi është një infeksion viral i sistemit të sipërm respirator ose atij të poshtëm që shkaktohet nga virozat.

Viruset shkaktojnë shumë dëme në rrugët e frymëmarrjes.

Gripi  është një sëmundje ngjitëse dhe ka një periudhë inkubimi nga një deri në katër ditë.

Gripi zgjat nga 5 ditë deri në dy javë në varësi të infeksionit.

Gripi ka potencialin të kthehet në një sëmundje deri vdekjeprurëse tek disa njerëz me imunitet të brishtë.

Shkaktarët dhe faktorët e rrezikut

Gripi shkaktohet nga viruse që i përkasin dy kategorive: viroza A ose viroza B

E ftohura zakonisht shkaktohet nga rinoviruset por janë rreth 200 viruse përgjegjëse për këtë sëmundje.

Njerëzit që nuk kryejnë vaksinën e gripit janë më të predispozuar të preken nga sëmundja për shkak të numrit të madh të viruseve.

Si të bëni ndryshimin mes dy sëmundjeve

Në fazën fillestare të secilës prej sëmundjeve është e vështirë të bëhet dallimi, por me kalimin e ditëve situata është më e qartë.

Gripi shoqërohet me dhimbje të forta muskulare dhe dhimbje koke.

E ftohura shoqërohet me pak kollë, ndërsa në rastin e gripit kolla është më e rëndë.

Ndjesia e drobitjes është më e fortë në rastin e gripit.

Të dyja sëmundjet shkaktojnë lëndime të fytit dhe sekrecione në hundë.

Trajtimet

Zakonisht rekomandohen doza të larta të vitaminës C, qëndrimi në ajër me lagështirë, banjë me avull, gargarë me ujë me kripë, kompresa, çaj me mjaltë, limon dhe xhenxhefil e të tjerë.


/Shqip.com