Lajme

Jashari: Greva nuk është kërcënim dhe do të vazhdojmë deri sa të “këndellet” Qeveria

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se greva e përgjithshme në arsim do të fillojë me 25 gusht siç edhe ishte paralajmëruar.

Jashari iu përgjigj deklarimeve të djeshme të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci se greva nuk është kërcënim.

Gjithashtu, ka paralajmëruar se greva do të vazhdojë deri sa qeveria të këndellet e të bëjë realizimin e kërkesave të tyre.

“Përveç organeve të SBAShK dhe BSPK po shpallim grevë e cila fatkeqësisht po fillon  me 25 gusht dhe do të vazhdojë derisa Qeveria nuk i plotëson kërkesat tona. Fatkeqësisht grevat janë ato që nuk i duam përvojat në të kaluarën ka treguar që SBAShK di të jetë unik. Është kërkesë e anëtarësisë dhe do të jemi në grevë”, tha Jashari.

Lexo edhe:
Nagavci: Jemi gati për vitin e ri shkollor, kërcënimet e SBAShK-ut nuk mund të vazhdojnë më

Të hënën, Nagavci ka thënë se paralajmërimet e SBASHK-ut për ndërprerje të procesit mësimor kundrejt rritjes në paga nuk kanë arsyetim.

Po ashtu, ka shtuar se MASHT-i në koordinim me komunat i kanë bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor./Shqip.com