Lajme

Jasharaj: Ja pse i thashë Kurtit “vëlla”

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari

Kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka folur rreth deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti, se gjatë takimit ai i është drejtuar me fjalën vëlla’.

Ajo ka thënë se një gjë e tillë është traditë shqiptare.

“Unë po them sonte i kam thënë vëlla sepse është traditë e shqiptarit që t’i drejtohet si vëllai me vëlla. Ishte lutje ime që kryeministri të reflektojë”, tha ai në RTV Dukagjini.

Jasharaj ka mohuar që në takimin e sotëm me Kurtin të jetë përmendur ndonjë shumë e pranueshme si kompromis për t’i dhënë grevës së nisur më 25 gusht, duke thënë se qëndrojnë parapa kërkesave për 100 euro shtesë dhe pjesëmarrje në dialogun social.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Tutje ai ka folur edhe për paralajmërimin e një shkollë në Gjakovë, e cila që nga nesër do të fillojë mësimin.

“Kemi tendenca të papara në këtë kohë për të bërë përçarje në këtë kohë, por greva është unike dhe nuk thyhet dot”, ka thënë ai.

Ndryshe një shkollë fillore në Gjakovë ka bërë të ditur se nesër do t’i kthehet procesit mësimor.

Bëhet fjalë për shkolla fillore “Kelmend Rizvanolli” në Gjakovë.

Sipas njoftimit të bërë nga kjo shkollë thuhet se procesi mësimor do të fillojë më 14 shtator, pra nesër./SHQIP.com