Lajme

Një shkollë në Gjakovë e ndërpret grevën- nesër fillon mësimin

Edhe një shkollë tjetër tashmë ka vendosur që ta ndërpresë grevën në arsim që ka filluar që nga 25 gushti.

Bëhet fjalë për shkolla fillore “Kelmend Rizvanolli” në Gjakovë.

Sipas njoftimit të bërë nga kjo shkollë thuhet se procesi mësimor do të fillojë më 14 shtator, pra nesër.

Në njoftim u tha se kjo po bëhet për të mirën e nxënësve.

“Me qëllimin e vetëm dhe për të mirën e nxënësve, Këshilli i Mësueseve të Sh.F.”Kelmend Rizvanolli”, ka vendosur që ditën e mërkurë, me datë 14.9.2022 të filloj mësimin e rregullt” – njofton Sh. F “Kelmend Rizvanolli”.

Kujtojmë, se nga 25 gushti, administrata publike dhe mësimdhënësit janë në grevë, pasi po kërkojnë nga 100 euro shtesë në muaj, deri në miratimin e Ligjit të pagave.

Ndërsa, lidhur me këtë çështje qeveria ka ofruar nga 50 euro për 3 muaj. Shumë kjo e cila u refuzua nga grevistët./Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.60
  • Benzine: 1.33
  • Gas: 0.76
Sot : 28/09/2022