Lajme

Jasharaj: Do të ndodhë edhe një takim për të dal nga Greva

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari

Sot gjatë ditës Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut.

Pas këtij takimi, Rrahman Jashari si përfaqësues i SBASHK-ut është shprehur optimist për fillimin e dialogut midis sindikatave dhe Qeverisë së Kosovës.

“S’ka ndonjë dakordim ende. U munduam të gjejmë rrugë të përbashkët. Debatuam për të gjitha gjëra. Jemi optimist që nesër ose pasnesër, Qeveria me formu ekipin e vet për t’u takuar me BSPK-në për të gjetur një zgjidhje”, ka thënë Jasharaj pas mbledhjes.

Lexo edhe:
Nagavci takon përfaqësuesit e SBASHK-ut, kërkohet të fillohet mësimi

Ndërsa Atdhe Hykolli nga BSPK-ja është shprehur se me Nagavcin kanë diskutuar për kërkesat tyre dhe shpreson që shumë shpejt do të ketë lajme pozitive.

 “Ne diskutuam për kërkesat tona, përpjekjet janë të dyanshme dhe shpresoj që shumë shpejt do të dalim me lajme pozitive. Kemi sinjale nga të dyja anët që ky proces mund të ec përpara”, tha Hykolli për medie.

Hykolli po ashtu ka potencuar se në disa raste gjatë takimit ka pasur momente tensioni.

“Ka pasur momente tensioni. Në takim ishte dhe Minitristri i Financave, Hekuran Murati” ka thënë Hykolli më tutje.

Po ashtu Hykolli ka shtuar se pret që të ketë edhe një takim tjetër sa më shpejtë që është e mundur

“Sa më shpejt që të jetë e mundur të mbahet takimi sonte ose nesër” thotë Hykolli.

Greva e përgjithshme në Kosovë ka nisur nga data 25 gusht./Shqip.com