Lajme

Janjiç për viziten e Bislimit në Beograd: Kishte komplikime edhe në Merdarë

Dushan Janjiç

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Serbi, Dushan Janjiç ka thënë se zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi është kthyer mbrapa kur ka arritur në afërsi të Beogradit.

Siç raporton Danas, Janjiç ka thënë se gjatë kalimit të delegacionit kosovar në pikën kufitare në Merdarë kishte disa komplikime.

Sipas Janjiç, kjo është një shpjegim zyrtar që Serbia nuk ka mundur ta garantojë sigurinë e Bislimit duke e cilësuar këtë si një mesazh të keq për qytetarët serb.

Drejtori i këtij forumi tha se në Merdarë është shqyrtuar nëse është raportuar ky takim duke shtuar se për takimet e tij nuk i ka raportuar askujt. Ndërsa, për takimin me Bislimin, Janjiç tha se ka pritur miratimin nga anëtarët e parlamentit dhe qeverisë  si dhe drejtorit i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë në Serbi, Petar Petkoviqit.

Janjiç tha se ka bërë gjithçka të nevojshme sa i përket koordinimeve me Forumin si organizator, Qeverinë e Kosovës , Qeverinë e Serbisë si dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Sipas tij, e gjitha ishte në përputhje me marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe ligjet e Serbisë.

Kujtojmë se presidenti i Serbisë ka thënë se është gjithmonë për paqe me Kosovën dhe sipas Janjiçit ky ishte një moment për ta vërtetuar këtë deklaratë.

Bislimit i ndalohet vizita në Beograd – SHQIP.com

Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit ju është ndaluar shkuarja në Beograd nga autoritetet e Serbisë.

Lajmin për shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi për media i zyrës së Besnik Bislimit, Klisman Kadiu.

“Vizita jonë është ndërprerë pa mbërritur në Beograd. Delegacioni është duke u kthyer drejtë kufirit”, tha Kadiu.

Tutje, Kadiu ka njoftuar se do të mbajnë edhe një konferencë për media lidhur me këtë çështje.

Konfirmohet shkuarja e Bislimit në Beograd – SHQIP.com

Në kuadër të konferencës “Forumi për Marrëdhënie Etnike” Beograd, pjesëmarrjen e kishte konfirmuar edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi.

“Po ne mundemi me e konfirmu që Bislimi nesër shkon në Beograd, për të dhënë kontribut si folës në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, ku do të diskutohet për integrimin evropian të Kosovës dhe rajonit”, tha Kadiu për Shqip.com.

Sipas informacioneve leja për të hyrë në territorin e Serbisë është dërguar me kohë dhe se ajo ishte konfirmuar nga autoritetet serbe.

/Shqip.com