Sport Ndërkombëtar

“Jam shumë krenar për këtë fanelë”, Broja flet pasi i dhuroi tre pikë Shqipërisë

Armando Broja

Edhe pse vetëm 19 vjeçar, Armando Broja tregoi sonte se ka karakter të fortë duke i dhuruar tre pikë të arta Shqipërisë, ani pse ndeshjen e nisi nga banka rezervë.

Shtatgjati në intervistën e dhënë pas ndeshjes, tha që ndihet shumë krenar për golën e shënuar sonte, transmeton Shqip.com.

“Jam shumë krenar për këtë fanelë dhe këtë ekip. Duhet të fitojmë patjetër se s’bën. Është më e rëndësishme sesa goli t’i marrim tre pikë, pasi ekipi më i rëndësishmë sesa lojtari. Ekipi ka luftuar shumë në fushë. Po ndihem shumë mirë për këtë fitore”, ishin fjalët e sulmuesit shqiptar, teksa i kishin vendosur edhe plisin në kokë.

Ky takim ishte tejet i veçantë edhe për Nedim Bajramin, i cili debutoi në Kombëtaren Shqiptare.

Mesfushori i Empolit, u shpreh tejet i lumtur për debutimin dhe tha se është pritur shumë mirë nga shokët e ekipit.

“Më kanë prit shumë mirë dhe kështu do vazhdojmë. Shpresoj të shënoj kundër San Marinos, ishte debutim tejet i mirë për mua, ndihem mirë në kombëtare”, tha Bajrami ndër të tjera./Shqip.com