Rozë

“Jam e mërzitur”, Monika tregon arsyen

Monika Lubonja

Aktores së njohur, Monika Lubonja është shprehur e merzitur në rrjete sociale.

Ish-banores së Big Brother VIP, i kanë vjedhur rrjetin social Instagram, ku lajmin e bëri të ditur vetë ajo.

Përmes një video të postuar në Tiktok, Monika ka treguar se ka dy ditë pa Instagram dhe është shumë e mërzitur.

“Përshendetje miq. Kam 2 ditë që nuk e kam Instagram. Kanë tentuar që ta vjedhin. Falenderoj miqtë dhe fansat që kanë pyetur se çfarë ka ndodhur me Instagramin e Monikës. Jam mirë, por jam e mërzitur. Sepse ne Instagram, përveç momenteve të bukura që ne ndajmë me njëri-tjetrin, është kthyer në një domosdoshëri për punë. Me shpresë që të rikthej Instagramin, po ju përshëndes dhe faleminderit pafund të gjithë miqve që janë interesuar për mua”, ka thënë Monika.

@monikalubonja

♬ original sound – Monika Lubonja

Kujtojmë që Monika ishte njëra ndër banueset më të preferuara të Big Brother Vip për publikun e gjerë.