Kulturë

Jakup Ferri, artisti që do të përfaqësoj Kosovën në Bienalen e Venedikut

Artisti Jakup Ferri në takim me Ministrin Hajrulla Çeku

Jakup Ferri është artisti që do të përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Venedikut.

Ai do të përfaqësoj Republikën e Kosovës në edicionin e 59-të të Bienales së Artit në Venedik 2022.

Në takim me Ministrin Hajrulla Çeku, artisti, është shprehur i kënaqur dhe i nderuar që nga 12 propozime që garuan në thirrjen publike të Ministrisë së Kulturës, është përzgjedhur puna e tij.

“Ai gjithashtu foli për projektin e tij “The Monumentality of the Everyday” me të cilin doli fitues, projekt ky që do të kurohet nga kuratorja e gjermane Inke Arns, ndërsa tha që do të integroj qasjen konceptuale nga praktikat e tij të mëparshme si vizatime, piktura etj, të cilat do të adaptohen në një medium më tradicional të thurrjeve si tapiceritë që do të realizohen në bashkëpunim me gratë e komunitetit tone” thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Artisti Jakup Ferri së bashku me Komisioneren e Pavionit të Kosovës, Alisa Gojani Berisha, në takim me Ministrin Hajrulla Çeku dhe shefen e kabinetit, Klodeta Krasniqi.

Tutje, Ministri Çeku, ka shprehur gatishmërinë e Ministrisë së Kulturës për të mbështetur projektin që do të prezanohet në Bienale, në mënyrë që Kosova të ketë një Pavion sa më të denjë që do të prezantoj vlerat e krijimtarisë artistike të artit Kosovar./SHQIP.com