Rozë

Ja çfarë i tha Noizy Loredanës pasi ajo fitoi çmim në “MTV EMA”

Loredana dhe Noizy

Është mbajtur ceremonia e sivjetmë e ndarjes së çmimeve të “MTV Europe Music Awards”.

Artistja shqiptare, që jeton në Zvicër, Loredana, ka rrëmbyer çmimin e “Artistes më të mirë zvicerane”. Këtë çmim ajo e merr për herë të tretë.

Ndërkaq, nuk mbeti as Noizy pa e uruar.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Instagram, postoj një foto të Loredanës.

Noizy, mbi foto ka shkruar ”Rrethoje veten me kampionë”.

Kujtojmë që Noizy dhe Loredana kanë lansuar gjatë verës edhe një këngë të përbashkët “Heart attack”.

/Shqip.com