Art Jetese

Ja çfarë duhet të konsumoni kur keni ftohje edhe në verë

Ftohja nuk ndodh vetëm në stinën e dimrit. Mund të ndodhë të ftohemi edhe gjatë verës dhe përveç ilaçeve që na jep mjeku, rol të rëndësishëm në rimëkëmbje luajnë edhe ushqimet që ne konsumojmë.

Hulumtimet tregojnë se supa e pulës e bërë në shtëpi zhbllokon hundën më mirë se çdo lëng tjetër i nxehtë. Gjithashtu ka efekte anti-inflamatore që mund të lehtësojnë simptomat e ftohjes.

Ushqime të tjera që këshillohet t’i konsumoni në rast ftohjeje:

Limoni

Për të shmangur ftohjen, “armatosuni” me vitaminë C. Nëse e konsumoni para simptomave të ftohjes, vitamina C do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë dhe të shëroheni më shpejt. Përveç limonit, mund të konsumoni portokall.

Ushqime që përmbajnë antioksidues

Lakra e gjelbër, brokoli, boronicat, çaji i gjelbër dhe qepa e kuqe, kanë veti antioksiduese që ndihmojnë në luftimin e ftohjes, shkruan living.

Speca djegës

Nuk do të shëroheni nga specat djegës, por mund të pastroni sinuset dhe të hapni rrugët e frymëmarrjes. Kapsaicina nga specat ndihmon në zhbllokimin e hundëve, gjë që me siguri do t’ju lehtësojë gjendjen.

Xhenxhefil

Një filxhan çaj xhenxhefili i freskët lufton të ftohtin. Nuk duhet ta pini vetëm kur sëmureni. Konsumoni në mënyrë parandaluese për të bllokuar viruset.

Qumështi

Qumështi, akullorja dhe djathi kanë një reputacion të keq kur bëhet fjalë për ftohjet, sepse stimulojnë prodhimin e mukozës. Por akullorja mund të qetësojë dhimbjen e fytit, ndaj keni diçka për të shijuar ndërkohë që jeni të ftohur.