Sport Ndërkombëtar

Italiania që përfaqëson Shqipërinë synon Kupën e Botës

Sporti i Italisë u befasuar, kur 15-vjeçarja Lara Colturi vendosi të përfaqësojë Shqipërinë në vend të Italisë.

“Mirupafshim Itali. Çfarë fati i keq”, shkruante Gazzetta dello Sport, pas vendimit të sportistes së re.

Colturin pritet të bëhet një nga skijuetset më të reja që ka debutuar ndonjëherë në Kupën e Botës.

Ajo do të jetë 15 vjeç e 341 ditë kur do të fillojë të shtunën, shkruan Blick.

Gjermania Christa Zechmeister ishte edhe më e re në vitin 1972 (15 vjeç e 6 ditë).

15-vjeçaraja ka thënë se po mendonte për karrierën kur ndërroi kombe.

“Kam lindur në Itali, por për rrugën time është më mirë kështu. Unë kam qenë duke udhëtuar me prindërit e mi që kur kam qenë e vogël dhe jam e lumtur që kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Unë nuk kam asnjë qëllim, por dua të argëtohem”, tha ajo.

Për shkak se dikur nëna e saj punonte si trajnere në Shqipëri, ajo mund të aplikonte për pasaportën shqiptare.

Struktura duket qartë se ka dhënë fryte deri tani.

Colturi së fundmi fitoi Kupën e Amerikës së Jugut.

Ajo shkroi historinë me të, Shoqata Shqiptare e Skive nuk ka festuar kurrë një sukses të tillë.

/Shqip.com