Sport Shqiptar

Italia i jep lamtumirën Euro2024, Zvicra kalon në çerekfinale

Italia është eleminuar që në raundin e 1/16-tave në Euro 2024, pas disfatës 2-0 që pësoi nga Zvicra në Olympiastadion (Berlin). Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me skuadrën helvete që u vendos menjëherë në kërkim të golit. Ekipi i Murat Yakin shtoi ndjeshëm presionin me kalimin e minutave, duke zhvendosur totalisht axurrët në gjysmëfushën e vet.

Të besuarit e Spalletit provuan të dilnin në lojën e tyre, gjithsesi për t’u përmendur vetëm disa aksione sporadike. Italia nuk shfrytëzoi si duhet një goditje dënimi në afërsi të zonës në të 19-tën, duke shpërdoruar kështu një mundësi të mirë. Në të 24-tën, Embolo gaboi i vetëm para portierit Donnarumma. Zvicra kaloi në avantazh me golin e Freuler në të 37-tën. Vargas dyfishoi shifrat me eurogol, sapo filloi pjesa e dytë. Në këtë takim, Xhaka ishte titullar, ndërsa Shaqiri e filloi nga stoli.

Italia zbret kështu nga froni, nuk lë dot gjurmë në këtë europian, duke mbyllur shumë shpejt rrugëtimin. Në krahun tjetër, Zvicra vazhdon të ëndërrojë, në takimin tjetër do të përballet me fituesin e Angli-Sllovaki.

/Shqip.com