Lajme

Isufi: Kosova në aspektin praktik është në NATO

NATO

Shefi i komunikimit strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Sefer Isufi gjatë një interviste për SHQIP.com, ka folur edhe për anëtarësimn e Kosovës në NATO.

Isufi tha se Kosova në aspektin praktik është në NATO, pasi ka prani të lartë të KFOR-it në vend.

“Kosova, në aspektin praktik është në NATO. Realisht çka kemi ndërtuar e kemi filluar me mbështetjen e ekipit që ka qenë ekip i veçantë nga NATO-ja. Të gjitha këto në prani të NATO-s, që nga paslufta operacionit të NATO-s, KFOR dhe ne me operacionin apo lidershipin e KFOR-it dhe të gjitha kontigjentet e saj, kemi koordinim dhe sinkronizim për të kryer të gjitha detyrat tona që janë në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit në vend”, u shpreh Isufi.

Në vijim mund ta ndiqni intervistën e plotë: