Lajme Botë

Ish-presidenti Donald Trump padit departamemtin e drejtësisë

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka ngritur padi ndaj departamentit të drejtësisë për dosjet e sekuestruara nga shtëpia e tij në Mar-a-Lago.

Siç raporton BCC Në padi, ekipi i tij ligjor kërkoi që të caktohej një avokat i pavarur për të mbikëqyrur dokumentet që agjentët e FBI-së morën në fillim të këtij muaji.

Sipas FBI-së, më 8 gusht 11 grupe dosjesh të klasifikuara janë marr nga pasuria e Trump në Florida.

Trump po hetohet për keqpërdorim të mundshëm të dokumenteve.

Presidentët amerikanë duhet t’i transferojnë të gjitha dokumentet dhe email-et e tyre në një agjenci qeveritare të quajtur Arkivi Kombëtar. Për këtë FBI po heton nëse Trump i ka trajtuar në mënyrë të pahijshme të dhënat duke i çuar ato nga Shtëpia e Bardhë në Mar-a-Lago pasi u largua nga detyra në janar 2021.  

Ai ka mohuar çdo shkelje dhe tha se sendet ishin të deklasifikuara.

Në dokumentin prej 27 faqesh të depozituar në një gjykatë në Florida, ekipi ligjor i Trump akuzon kërkimin e departamentit të drejtësisë si “thjesht duan hundën e devesë nën tendë, në mënyrë që ata të mund të kërkojnë dokumente të dobishme politikisht ose të mbështesin përpjekjet për të penguar Presidentin Trump të kandidojë përsëri”.

Lexo edhe:
Prokurorët kundërshtojnë publikimin e provave të kërkimit për Trumpin

Kujtojmë se javë më parë dokumentet e gjykatës kanë treguar se agjentët morën gjithashtu katër seri dokumentesh “top sekret”, tre seri dokumentesh “sekrete” dhe tre sete dokumentesh “konfidenciale”.