Teknologji

Ish-presidenti amerikan rikthehet në Twitter

Marrë nga CNN

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është rikthyer përsëri në rrjetin social në Twitter.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë shefi i Twitter, Elon Musk.

Musk postoi një sondazh në Twitter të premten mbrëma duke pyetur përdoruesit e platformës nëse Trump duhet të rikthehet në Twitter.

“Populli ka folur. Trump do të rikthehet”, shkroi Musk në Twitter të shtunën mbrëma.

Rezultatet përfundimtare të sondazhit të shtunën mbrëma treguan 51.8 për qind pro dhe 48.2 për qind kundër. Sondazhi përfshinte 15 milionë vota.

/Shqip.com