Rozë

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” tregon një tjetër version të skandalit Alvisa-Hysen

Hysen Rama dhe Alvisa Qarri

Alvisa dhe Hyseni kanë qenë emrat më të përfolur kohëve të fundit në mediat rozë.

E gjithë kjo për shkak të skandalit që ata treguan në “Për’puthen prime”.

Pas akuzave se ai ka ushtruar dhunë ndaj saj, Alvisa ka vazhduar të tjera publikime dhe ka paralajmëruar se nëse ai vazhdon të njëjtën sjellje, ajo do ta denoncojë.

Në një video, Alvisa tregon se Hyseni ka dhunuar madje edhe motrat e mbesën e tij dhe i ka bërë thirrje familjes ta vizitojë, pasi ka probleme psikike.

Ish-konkurrentja Tola, e ftuar në “Breaking”, ka thënë se ajo në fakt nuk ishte dhunë, pasi kishte qenë vetë prezente në atë që kishte ndodhur dhe e kishte parë skenën.

“Unë kam qenë aty, nuk ka qenë dhunë, thjesht e ka tërhequr për t’i thënë ‘Eja të sqarohemi’”, tha ajo.

Ajo shtoi se nuk e priste deklaratën e Alvisës, madje edhe ajo si Mikela, ishte zhgënjyer pak, pasi si tregoi Alvisa iu fliste mirë për Hysenin në prapaskena.

Eduard Kuçi

Në anën tjetër, Eduarti, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, pohoi në rrjete sociale se Hyseni kishte ushtruar dhunë në prapaskenë ndaj Alvisës.

Lexo edhe:
Edi tregon se si Hyseni ushtroi dhunë ndaj Alvisës në prapaskenë

‘’Unë e kam mbrojt Alvisën kur e ka kap ai me dhunë në prapaskenë. Kur erdhi në fillim, sapo dolëm nga studio, ai e kapi me dhunë, përdori dhunë ndaj saj, e kapa e shtyva dhe i thashë femra nuk preket. Hyseni e di vetë çfarë i kam bërë në prapaskenë. Kur e kapi Alvisën me forcë, ia hoqa dorën dhe më tha kush je ti, largohu. E kapa, e shtyva 3 metra tutje’’, tregon Edi.

Situata në mes tyre nuk është zgjidhur dhe pritët që diskutimi të vazhdojë edhe këtë të shtunë në prime./SHQIP.com