Rozë

Edi tregon se si Hyseni ushtroi dhunë ndaj Alvisës në prapaskenë

Hysen Rama, Eduart Kuçi dhe Alvisa Qarri

Alvisa Qarri dhe Hysen Rama  janë dy personazhet më të komentuara në rrjet pas skandalit që kishin në “Për’puthen Prime”.

Hyseni ka akuzuar Alvisën se e ka tradhtuar, pasi që sipas tij ata kanë qenë të lidhur gjithë kohën.

Pas kësaj një pjesë e madhe e konkurrentëve përfshi opinionistin, Arian Konomin akuzuan Alvisën duke e quajtur mashtruese ndërkohë pas zbulimit të saj se gjithçka ka ndodhur nga frika dhe dhuna sistematike ata u ndalen.

Së fundi për këtë temë ka folur edhe ish-konkurrenti, Eduard Kuçi, i cili përmes një videoje ka zbuluar një episod që publiku nuk e kishte parë.

Alvisa dhe Hyseni

Ai tha se ka qenë dëshmitar që Hyseni e ka kapur me dhunë Alvisën në prapaskenë.

‘’Unë e kam mbrojt Alvisën kur e ka kap ai me dhunë në prapaskenë. Kur erdhi në fillim, sapo dolëm nga studio, ai e kapi me dhunë, përdori dhunë ndaj saj, e kapa e shtyva dhe i thashë femra nuk preket. Hyseni e di vetë çfarë i kam bërë në prapaskenë. Kur e kapi Alvisën me forcë, ia hoqa dorën dhe më tha kush je ti, largohu. E kapa, e shtyva 3 metra tutje’’, tregon Edi.

Edi është përjashtuar nga program pas një takimi që kishte me Adën, e që me rregulla të produksioni nuk është e lejuar./SHQIP.com

https://www.youtube.com/watch?v=jJTK-pGEM08