Rozë Ndërkombëtar

Ish-kolegu i Georginas: Ishte gjithmonë arrogante, donte të lidhej me një milioner

Georgina Rodriguez është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas premierës së sezonit të dytë të serialit të saj të suksesshëm në Netflix ‘I Am Georgina’.

Partnerja e Cristiano Ronaldos ka treguar më parë se yllin portugez e ka takuar për herë të parë në dyqanin Gucci ku ajo punonte në qendër të Madridit.

Por tani, përdoruesi i TikTok, Pablo Bone, ka pohuar se ka punuar me Georgina , të cilën ai e etiketoi si arrogante edhe para se ajo të takonte Cristianon, shkruan Marca.

“Kam punuar me Georgina Rodriguez në Gucci rreth dy muaj apo më shumë përpara se ajo të bëhej një personazh i famshëm. E kisha parë Cristianon disa herë në dyqan para se të takoheshin. Georgina ka qenë gjithmonë e tillë. Edhe sikur të mos kishte shumë para ose të mos kishte paratë që ka tani, ajo gjithmonë kishte këtë ajër arrogance dhe superioriteti. Në fund, ajo ishte gjithmonë në kërkim të suksesit të madh dhe kjo është arsyeja pse ajo punoi në firma të ndryshme luksoze. Ajo njihte shumë njerëz në botën e jetës së natës në Madrid.”

Deklaratat e Bone në TikTok shkojnë shumë më tej, pasi ai tregon se Georgina ishte tashmë ambicioze dhe kishte në mendje të martohej me një milioner.

/Shqip.com