Lajme Ballkan

Ish- e dashura e zyrtarit të FBI-së jep detaje lidhur me takimet McGonigal-Rama

Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, personi i cili denoncoi aferat e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, ka rrëfyer të pathënat e çështjes ku përfshihet dhe emri i kryeministrit Edi Rama.

Guerriero tregon me detaje mënyrën se si arriti t’i kuptonte aferat në të cilat ishte përfshirë ish-zyrtari i lartë amerikan i kundërzbulimit.

Ajo tha se ai ishte justifikuar duke i thënë se i fitoi në loto në një ndeshje bejsbolli.

Për sa i përket marrëdhënies së ish-zyrtarit të FBI me kryeministrin Rama ajo e cilëson si një miqësi të pazakontë.

Sipas saj McGonigal ka udhëtuar shpesh në Shqipëri dhe Kosovë pa ia raportuar takimet që ka pasur FBI-së.

Lexo edhe:
Arrestohet miku i Ramës, ish-agjenti i FBI-së mori 225 mijë dollarë ryshfet, ndihmoi oligarkun rus

Ajo tha se nuk e dinte arsyen e takimit mes Ramës e McGonigal, por që të dy flisnin shpesh në telefon dhe se ishin miq.

Lexo edhe:
Rama mohon të ketë lidhje mes tij dhe akuzave ndaj ish zyrtarit të FBI-së

“Ai do të shkonte në Shqipëri të takohej me Kryeministrin Edi Rama por nuk më tregonte se kush ishte objekti i takimit”.

Më tutje ajo ka bërë se Charli ka marrë në telefon kryeministrin Rama në praninë time jo shpesh, por shpesh më thoshte që e kishte mik të mirë.

Intervistën e plotë të Allison Guerriero mund ta gjeni këtu.

/Shqip.com