Lajme Ballkan

Arrestohet miku i Ramës, ish-agjenti i FBI-së mori 225 mijë dollarë ryshfet, ndihmoi oligarkun rus

Një ish-zyrtar i FBI-së është arrestuar pasi që dyshohet se ai u morrë me pastrim parash, marrje parash dhe ka shkelur sanksione kundër Rusisë.

Charles McGonigal dyshohet se ka marrë 225,000 dollarë.

McGonigal u emërua agjent i posaçëm në krye të Divizionit të Kundërzbulimit për Zyrën në Nju Jork në vitin 2016, pasi shërbeu si shef i seksionit të Seksionit të Koordinimit të Kundërzbulimit Kibernetik në selinë e FBI-së.

Ai iu bashkua FBI-së në vitin 1996 dhe fillimisht u caktua në zyrën e terrenit të Nju Jorkut, ku ai punoi në kundërzbulimin e huaj rus dhe krimin e organizuar.

Gjatë mandatit të tij në Nju Jork, ai punoi në hetimin TWA Flight 800, u caktua në grupin e punës që hetonte shkencëtarin Wen Ho Lee, hetoi bombat terroriste të vitit 1998 në ambasadat e SHBA në Tanzani dhe Kenia dhe hetoi 11 shtator 2001- sulmet terroriste.

Kjo nuk është hera e parë që përmendet emri i McGonigal në lidhje me Shqipërinë.

McGonigal përdori adresën e tij zyrtare të e-mailit të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe një firme amerikane.

Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaronte se Rama është vënë nën hetim ndërkombëtar bashkë me këshilltarin e tij, Dorian Duçka.

Në atë kohë, Rama iu përgjigj Berishës dhe pranoi se kishte miqësi me McGonigal, por shtoi se hetimet janë çështje e tij dhe për këtë do të flasë drejtësia amerikane.

Si e ndihmoi miku i Ramës oligarkun rus, mori para dhe hetoi rivalin, të bijën e futi në stazh në Departamentin e Policisë të Nju Jorkut

Charles McGonigal, agjenti special që drejtonte divizionin e kundërzbulimit në Nju Jork gjatë periudhës 2016-2018, drejtonte hetimet për oligarkët rusë dhe në këtë mënyrë ka ndihmuar oligarkun Oleg Deripaska.

Përpara se të tërhiqej nga detyra në vitin 2018, McGonigal akuzohet se punoi për të hequr sanksionet ndaj Deripaskas. Ai mori para prej tij për të hetuar një oligark rival, por sot u arrestua bashkë me Sergey Shestakov, që punonte si përkthyesi i Deripaskas.

Në shtator, prokurorët federalë në Manhatan akuzuan Deripaskan dhe tre bashkëpunëtorë të tij për konspiracion dhe shkelje të sanksioneve amerikane.

Shestakov i kërkoi gjithashtu McGonigal që të bënte të mundur që vajza e Deripaskas të siguronte një stazh në Departamentin e Policisë të Nju Jorkut.

McGonigal pranoi dhe i tha një kontakti të tij në departamentin e policisë ta pranonin pasi me babanë e vajzës i ‘lidhnin interesa të shumtë’.

Lirohet nga qelia miku i Ramës, ish-agjenti i FBI lë 500 mijë dollarë garanci, s’i lejohet të largohet nga vendi

Charles McGonigal, ish-agjenti i FBI që u vu në pranga ditën e sotme është liruar nga qelia. Gjykatësi ka urdhëruar lirimin e McGonigal në këmbim të 500 mijë dollarëve garanci pasurore.

Ish-agjentit të FBI-së që akuzohet se ndihmoi oligarkun rus, njëkohësisht mik me kryeministrin Edi Rama, nuk i lejohet të dalë nga vendi. Ai do të mbahet nën vëzhgim, ndërkohë që hetimi për ndihmën e dhënë ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska dhe marrjen e 225 mijë dollarëve nga një ish-punonjës i shërbimit të inteligjencës në Shqipëri.

Ai vetë është deklaruar i pafajshëm, por i është ndaluar që të ketë kontakt me këdo person që është vënë nën hetim në lidhje me rastin.

Lexo edhe:
Arrestohet një ish-zyrtar i FBI-së, dyshohet se u morrë me pastrim parash e sanksione nga Rusia

Berisha: Rama nën hetim që nga shtatori, kishte këshilltar rusin, juria kërkon zbardhjen e çdo bisede mes tyre

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama është nën hetim nga autoritetet amerikane pas arrestimit të ish-agjentit të FBI Charles McGonigal, i cili akuzohet se ka ndihmuar një oligark rus dhe ka marrë ryshfet nga një person në Shqipëri.

 Në një postim në faqen e tij në Facebook, Berisha thotë se eksponenti i arrestuar i FBI-së është këshilltar i kryeministrit Edi Rama.

Berisha shprehet se që në shtator të vitit të kaluar, juria kishte urdhëruar të hetohej çdo lidhje, pagesë, e-mail, mesazh e telefonatat e tij me Edi Ramën.

Ish-agjenti i FBI që u arrestua sot mori 80 mijë dollarë në parkimin e restorantit në Nju Jork

Prokurorët pretendojnë se në një takim, McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë që të jetë ‘i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për shpimin e fushave të naftës në Shqipëri për kompanitë ruse’. Ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare, që i pagoi 225 mijë dollarët, kishte interes financiar në vendimin e qeverisë për kontratat.

Një nga pagesat në para kesh- 80 mijë dollarë- dyshohet se iu dha McGonigal-it, ndërsa ishte ulur në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në Nju Jork.

McGonigal qëndroi falas në Shqipëri, u takua me Ramën për kërkimin e naftës në vend

Zoti McGonigal, 54 vjeç, dhe përkthyesi Sergey Shestakov, 69 vjeç, u arrestuan të shtunën. Zoti McGonigal u ndalua pasi zbriti në Aeroportin Ndërkombëtar “John F. Kennedy”. Ata pritet të dalin të hënën përpara gjykatës në Manhatan dhe po mbahen në burgun federal në Bruklin.

Ata akuzohen për shkelje, si dhe për konspiracion për të shkelur Ligjin për Autorizimin për Emergjencat Ekonomike Ndërkombëtare, për konspiracion për pastrim parash dhe për pastrim parash.

Departamenti i Drejtësisë thotë se zoti McGonigal gjithashtu fshehu nga FBI-ja detajet e një udhëtimi që bëri në Shqipëri në vitin 2017, së bashku me një ish-zyrtar të shërbimeve shqiptare të zbulimit, i cili i kishte dhënë 225 mijë dollarë.

Prokurorët thonë gjithashtu se ai nuk dha emrin e personit që e shoqëronte gjatë udhëtimit, si dhe nuk informoi se qëndrimi i ishte siguruar falas.

Departamenti i Drejtësisë thotë se pasi mbërriti në Shqipëri, ai u takua me kryeministrin shqiptar dhe e dekurajoi atë nga dhënia e liçencave për kompani ruse gauckë për kërkime për naftë në vend. Prokurorët thonë se personat shqiptarë që janë kontakte të zotit McGonigal kishin interesa financiare me këto vendime.

Departamenti amerikan i Thesarit e shtoi zotin Deripaska në listën e sanksioneve në vitin 2018, për lidhjet me qeverinë ruse dhe sektorin energjitik rus, ndërkohë që Rusia kërcënonte vazhdimisht Ukrainën, transmeton Dosja.al

/Shqip.com