Lajme

Ish-deputetja e LDK-së aderon në Lëvizjen Vetëvendosje

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish-kryesuesja e Kuvendit Komunal të Lipjanit dhe drejtoresha e Shëndetësisë, Vlora Limani nga sot i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Adnan Rrustemi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Vlora, ish deputete e LDK-së, ish Kryesuese e Kuvendit Komunal të Lipjanit dhe drejtoreshë e Shëndetësisë, nga sot i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Bashkë me disa nga asamblistët e aktivistët e Lëvizjes, i uruam mirëseardhje Vlorës e gatishmëri të plotë për të punuar bashkërisht në fuqizimin e Vetëvendosjes e ofrimit të alternativës për Lipjanin”, ka shkruar Rrustemi.

Rrustemi ka shtuar se ardhja e Vlorës në Vetëvendosje do të jetë një kontribute i madh.

“Ardhja e Vlorës është kontribut i rëndësishëm e së bashku do të punojmë që Lëvizja të jetë Organizata më e fuqishme ashtu siç e ka edhe mbështetjen e madhe”, ka thënë Rrustemi.

Në këto ditë të zgjedhjeve të brendshme, po shtojmë radhët organizative e po krijojmë hapësirë për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për të mirën e vendit e komunës sonë, ka shtuar më tutje Rrustemi./Shqip.coom