Lajme

Ish-deputeti i VV-së thotë se Albin Kurti është mashtrues

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli
Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Fatmir Humolli, e ka quajtur “mashtrues”, kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

Ai, në T7, ka thënë se Kurti e “ka mashtruar popullin”.

Sipas tij, amerikanët nuk përkrahin “mashtrues”, duke thënë se kanë pasur pritje të tjera ndaj Kurtit.

“Albin Kurti e ka mashtru popullin, e ka mashtru votuesin. Amerikanët nuk munden me qenë me mashtrues. A u konë veç një ndërmjetës, pastaj bënin të gjitha. Sepse besuan që Albini ka me respektu popullin e vet, ky kur nuk e respektoj i vendosi në pozitë të keqe”, ka thënë Humolli.

/Shqip.com