Rozë

Ish-banori i “Big Brother Vip” fotografohet me Rita Orën

Edhe pak orë na ndajnë nga koncerti i këngëtares shqiptare, Rita Ora në Tiranë.

Këngëtarja me famë botërore ka disa ditë që po qëndron në kryeqytetin shqiptar, teksa kohën deri tek data e koncertit e ka shfrytëzuar për të bërë vizita të ndryshme.

Madje, dikush prej ish-banorëve të “BBV”, pati fatin ta takojë e të fotografohet me të.

Flasim për Ardit Çunin i cili në profilin e tij në Instagram postoi një foto të përbashkët me Ritën.

Ai u shpreh mjaft entuziast për koncertin e sotëm i cili do të jetë falas.

Koncerti do të mbahet në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë./Shqip.com