Rozë

Ish-banori i “Big Brother” konfirmon lidhjen me këngëtaren shqiptare

Me siguri e mbani mend shumë prej jush Vesel Kurtishajn djalin nga Kosova i cili u bë pjesë e “Big Brother 8”, ku njëherish doli edhe fitues.

Të marrësh pjesë në një reality-show, do të thotë të vihesh në qendër të vëmendjes së publikut, e këtë e dëshmojnë edhe lajmet që kanë qarkulluar e vazhdojnë të qarkullojnë për të.

Ndonëse sot është më pasiv, emri tij po përmendet së fundmi për shkak të jetës private.

Ai ka postuar një foto në Instagram duke konfirmuar lidhjen me këngëtaren shqiptare Frosina Mujin.

Kujtojmë që disa ditë më parë në një foto të Frosinës, u pikas komenti i Veselit, i cili kishte komentuar një emoji të zemrës dhe çelësit, duke lënë të kuptohet se këngëtarja është vajza që i ka rrëmbyer zemrën./Shqip.com