Sport Ndërkombëtar

IOC-ja kërkon të anulohen ngjarjet sportive në Rusi dhe Bjellorusi

International Olympic Committee

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka kërkuar nga organizatorët e evenimenteve sportive që t’i anulojnë apo t’i zhvendosin të gjitha ngjarjet e planifikuara të mbahen në Rusi e Bjellorusi.

IOC-ja i bëri thirrje që në organizimet sportive të ndalohet përdorimi i flamujve dhe himneve të këtyre dy vendeve.

“IOC shpreh shqetësimet e saj të thella për sigurinë e anëtarëve të komunitetit olimpik në Ukrainë dhe qëndron në solidaritet të plotë”, thuhet në deklaratë.

Kjo kërkesë e IOC-së ka ardhur pasi UEFA e ka zhvendosur finalen e Ligës së Kampionëve nga Shën Petersburgu në Paris.

Derisa të premten, Formula 1 dhe Federata Ndërkombëtare e Tenisit anuluan ngjarje të planifikuara në Rusi.

Volejbolli, shenjëtaria dhe hokeji janë sportet që kampionatet botërore i kanë planifikuar t’i mbajnë në Rusi./Shqip.com