Sport Ndërkombëtar

Inzaghit do t’i ofrohet zgjatje kontrate, teksa Lukaku mbetet ‘enigmë’

Ilustrim

Edhe pse nuk arriti të fitojë trofeun e “Scudetto”-s, tekniku italian mbetet në “San Siro”.

Klubi i Inter vendos besimin e plotë në projektin e trajnerit të tyre.

Ata do t’i ofrojnë Simeone Inzaghit një kontratë të re deri në vitin 2024, raporton Fabrizio Romano.

Në kuadër të rinovimit parashihet edhe rritje e pagës, nga ajo që e merr aktualisht.

Po ashtu, gazetari italian jep detaje edhe rreth marrëveshjes me Romelu Lukakun e Chelsea-t.

Sipas tij, gjiganti i Serie A-së është akoma në bisedime me londinezët për ta rikthyer sulmuesin belg, dhe oferta prej 7 milionë eurove plus tarifa shtesë për huazim vazhdon të mbetet ashtu.

Romelu Lukaku dhe Thomas Tuchel, Chelsea FC

Sulmuesi 29 vjeçar nuk përmbushi pristshmëritë e “The Blues” dhe jo vetëm, duke hasur shpesh herë edhe në polemika me teknikun Thomas Tuchel.

Nga ana tjetër, Inzaghi nuk arriti të dalë kampion i Italisë, titull të cilin e humbi ndaj rivalit lokal të përbetuar – AC Milanit.

Inzaghi me trofeun e “Coppa Italia”

Megjithatë, 46-vjeçari triumfoi në ‘Coppa Italia’, duke mposhtur rivalin tjetër nga Torino – Juventusin. /Shqip.com