Sport Ndërkombëtar

Interi mposht Lazion dhe futet në garë për një vend në “Champions”

FOTO: corrieredellosport
FOTO: corrieredellosport

Skuadra e Interit ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme për objektivin e këtij edicioni, kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Zikaltrit triumfuan në shtëpi me përmbysje 3:1 ndaj Lazios, në kuadër të javës së 32-të në Serie A.

Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi me Felipe Anderson që shënoi në minutën e 30-të.

Minutat e fundit të ndeshjes ishin vendimtare për triumfin e Interit.

Lautaro Martinez realizoi në minutën e 78-të pas asistit nga Lukaku.

Ky i fundit asistoi edhe për Gosens i cili realizoi pesë minuta më pas.

E krejt në fund, në minutën e 90-të Martinez realizoi sërish për ta vulosur fitoren.

Me këtë triumf, Interi merr përkohësisht pozitën e katërt në tabelë me 57 pikë, aq sa kanë edhe Milani dhe Roma në pozitën pesë, respektivisht gjashtë.

/Shqip.com