Sport Ndërkombëtar

Interi e mbyll kampionatin me fitore

Interi e ka mbyllur këtë kampionat në mënyrë mjaft të mirë duke mposhtur Torinon në udhëtim me shifrat 1-0.

Goli vendimtar i kësaj sfide u shënua nga Brozovic në pjesën e parë, që dërgon zikaltrit përkohësisht në vendin e dytë të klasifikimit.

Me këtë fitore, Interi ngjitet në vendin e dytë të klasifikimit me 1 pikë më shumë se Lazio që ka një ndeshje për të luajtur. Ndërsa Torino e mbyll këtë kampionat në vendin e 9-të të renditjes me 53 pikë të grumbulluara.

Tani Interi mendon për finalen e 10 qershorit në Champions ndaj Manchester Cityt.

/Shqip.com