Interi bën një hap fals – në “luftën” për titull

Superkupën e fituan, por në ligë kanë bërë një hap prapa.
Interi ka barazuar pa gola në udhëtim te Atalanta.
Kjo ndeshje pritej të ishte një derbi i vërtetë dhe kështu doli – në fushën e gjelbër.
Neurazurët e patën posedimin e topit dhe rastet, por pikët e plota nuk i rrëmbyen dot.
Në anën tjetër, Atalanta e zhvilloi një ndeshje të koncenturar në repartin defanziv – dhe në fund e arritën qëllimin. Një pikë.

Ky barazim nu ki konvenon as njëres skuadër. Madje, ekipi që më së shumti është gëzuar prej këtij rezultati është Milani.
Rosonerët që gjenden në vendin e dytë, kanë vetëm dy pikë më pak se Interi që është lider.
Në anën tjetër, Atalanta pozicionohet në vendin e katërt, me 42 pikë të grumbulluara.
Vetëm një më shumë se Juventusi që po e kërkon me ngulm atë pozitë – që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Por, skuadra e udhëhequr nga Gian Piero Gasperini ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Deri në fund të Series A, kanë mbetur edhe 18-të ndeshje për tu zhvilluar./Shqip.com