Sport Shqiptar

Interesimi i madh i tifozëve, shiten të gjitha biletat për përballjen e Prishtinës me Ballkanin

Sot përfundon java e pestë në Superligën e Kosovës në futboll.

Padyshim, kryendeshja e kësaj jave është përballja ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit.

Interesimi për këtë ndeshje ka qenë shumë i madh.

Prishtina ka njoftuar se të gjitha biletat tashmë janë shitur.

“FC Prishtina njofton të interesuarit rreth ndeshjes FC Prishtina – FC Ballkani se të gjitha biletat e vëna në dispozicion nga klubi janë shitur. Kujtojmë se hyrja për ndeshjen që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” do të jetë falas në sektorët jug ku janë vendosur tifozët tanë “Plisat” dhe veri për ata mysafirë.

Tifozët dhe adhuruesit e Prishtinës që kanë mbetur pa biletë, mund të vendosen në sektorin e veriut ku vetëm një pjesë do të jetë e zënë me tifozët të Ballkanit”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga kryeqyteti.

Të dyja skuadra janë të pamposhtura deri më tani, me skuadrën nga kryeqyteti që ka dy fitore e një barazim, derisa kampioni i Kosovës ka dy fitore nga dy ndeshje të zhvilluara.

Kjo përballje fillon në ora 20:00./Shqip.com