Kulturë Kino

Interesim i madh për filmin “Zgjoi” në Amerikë

Filmi "Zgjoi".

Interesim i madh është paraqitur për të parë filmin shqiptar “Zgjoi” i cili do të shfaqet në Amerikë, përcjell Shqip.com.

Përmes një postimi në Facebook, faqja zyrtare “Zgjoi” bëri të ditur se të gjitha biletat janë shitur për terminin e orës 6:50 të së premtes dhe të shtunës.

Lexo edhe:
Filmi “Zgjoi” do të shfaqet në kinematë në Amerikë

“Në ‘Film Forum’ janë shitur të gjitha biletat për terminin e orës 6:50 të së premtes dhe të shtunës. Në këto dy termine, në New York, pas shfaqjes së filmit do të ketë diskutim me regjisoren Blerta Basholli dhe aktoren Yllka Gashi.

Ndërsa për terminet e tjera gjatë këtyre dy ditëve kanë mbetur akoma bileta. Gjithashtu ka në shitje bileta edhe në shtetet e tjera amerikane”, thuhet ndër tjerash në postim.

Filmi me regji të Blerta Bashollit, rrëfen  historinë e Fahrijes e cila pas luftës ngeli e vetme me dy fëmijët, vajzën 3-vjeçare dhe djalin tre muajsh.

Në përpjekjet për mbijetesë si nënë e vetme në Kosovën e pasluftës, ajo u bashkua me disa gra të tjera të fshatit që kishin mbetur të veja dhe krijuan kooperativën bujqësore “Krusha”, që merren me përpunimin e turshisë dhe ajvarit.

Fahrija nuk heq dorë dhe vazhdon të luftojë jo vetëm për të mbajtur familjen e saj, mirëpo edhe për të luftuar paragjykimet kundër një komuniteti që është armiqësor ndaj saj./SHQIP.com