Kulturë Kino

Filmi “Zgjoi” do të shfaqet në kinematë në Amerikë

Filmi "Zgjoi".

Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit do të shfaqet nga 5 nëntori 2021 në kinematë e Amerikës.

Lajmi u bë i ditur nga vet regjisorja e këtij filimi përmes një postimi në Facebook.

“Ekipi i ‘Zgjoit’ ka një lajm fantastik për komunitetin e shqiptarëve në Amerikë. Po vijmë tek ju. Shihemi nga 5 deri 18 nëntor në New York në ‘Film Forum’ dhe nga 12 nëntori në Los Angeles në ‘Laemmle’s Royal Theater’”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, më 5 dhe 6 nëntor do të ketë diskutime edhe me regjisoren Blerta Basholli e aktoren Yllka Gashi.

Aktorja, Yllka Gashi

Ky film rrëfen historinë e Fahrijes e cila pas luftës ngeli e vetme me dy fëmijët, vajzën 3-vjeçare dhe djalin tre muajsh.

Lexo edhe:
Yllka Gashi, aktorja më e mirë në Festivalin e Filmit në Spanjë

Në përpjekjet për mbijetesë si nënë e vetme në Kosovën e pasluftës, ajo u bashkua me disa gra të tjera të fshatit që kishin mbetur të veja dhe krijuan kooperativën bujqësore “Krusha”, që merren me përpunimin e turshisë dhe ajvarit.

Fahrija nuk heq dorë dhe vazhdon të luftojë jo vetëm për të mbajtur familjen e saj, mirëpo edhe për të luftuar paragjykimet kundër një komuniteti që është armiqësor ndaj saj./SHQIP.com